Pas muajsh hetimesh dhe një procesi të bujshëm gjyqësor, gjykata australiane shpall të pafajshme Belina Pupën – rrëzohen të gjitha akuzat për shtëpinë në Adelaide

Belina Pupën Pas: Ekskluzive/ Gjykata australiane të pafajshme Belina Pupën

Pikat kryesore

Pas muajsh hetimesh dhe një procesi gjyqësor që tërhoqi vëmendjen e opinionit publik, Belina Pupa është përfundimisht e pafajshme nga gjykata australiane. Vendimi është dhënë ditën e djeshme nga trupa gjykuese në Adelaide, duke rrëzuar të gjitha akuzat që lidhen me një shtëpi të dhënë me qira në zonën e Ascot Park, ku autoritetet kishin zbuluar kultivim të bimëve narkotike nga qiramarrësi. Hetimet kishin nisur pasi banesa, e regjistruar në emër të Belina Pupës, u gjet e përshtatur për kultivim kanabisi. Megjithatë, gjatë procesit gjyqësor u provua se Pupa nuk kishte asnjë dijeni apo përfshirje direkte në aktivitetin e paligjshëm, pasi prona ishte dhënë me kontratë zyrtare qiraje dhe menaxhohej nga qiramarrësi. Gjykata pranoi argumentet e mbrojtjes, duke theksuar se përgjegjësia ligjore nuk mund të bjerë mbi pronarin kur veprimet e paligjshme kryhen nga pala që e përdor pronën pa dijeninë e tij. Ky vendim i jep fund një periudhe të vështirë për Belina dhe Vis Pupën, të cilët ishin vendosur në qendër të vëmendjes mediatike për muaj me radhë. Burimet konfirmojnë se çështja është mbyllur përfundimisht dhe se ndaj Belina Pupës nuk mbetet asnjë akuzë aktive.

Lini një Përgjigje