Bëj petat e laknorit”, deputetja e Ramës flet për atmosferën festive në shtëpinë e saj

Bëj petat e laknorit”, deputetja e Ramës flet për atmosferën festive në shtëpinë e saj

Pikat kryesore

  • Ajo tregoi se, pavarësisht angazhimeve politike dhe statusit si deputete, festat në shtëpinë e saj mbeten të thjeshta dhe të lidhura fort me zakonet e trashëguara brez pas brezi.
  • Deputetja theksoi se Krishtlindja, apo “Kshnella” siç quhet në dialektin e zonës së saj, është festa më e rëndësishme për familjen, jo vetëm për simbolikën fetare, por edhe për ritualet tradicionale që e shoqërojnë.
  • Ajo përmendi rituale të vjetra të Malësisë që lidhen me mbarësinë, begatinë dhe respektin për natyrën, zakone që familja e saj vazhdon t’i ruajë edhe sot.

Atmosferë festive, tradita të lashta dhe gatime tradicionale, kështu i përshkruan Krishtlindjet deputetja nga Shkodra, Marjana Koçeku, e cila ishte e ftuar në Dita Jonë për të ndarë me publikun mënyrën se si familja e saj i feston këto ditë të shënuara. Ajo tregoi se, pavarësisht angazhimeve politike dhe statusit si deputete, festat në shtëpinë e saj mbeten të thjeshta dhe të lidhura fort me zakonet e trashëguara brez pas brezi. Deputetja theksoi se Krishtlindja, apo “Kshnella” siç quhet në dialektin e zonës së saj, është festa më e rëndësishme për familjen, jo vetëm për simbolikën fetare, por edhe për ritualet tradicionale që e shoqërojnë. Ajo përmendi rituale të vjetra të Malësisë që lidhen me mbarësinë, begatinë dhe respektin për natyrën, zakone që familja e saj vazhdon t’i ruajë edhe sot. “Bej petat e laknorit me nënën time, ashtu si çdo vit. Deputetja vjen pas, unë jam para së gjithash malësore”, u shpreh ajo, duke nënvizuar se posti nuk e ka ndryshuar aspak mënyrën se si i jeton festat. Sipas saj, Krishtlindjet janë moment reflektimi, bashkimi familjar dhe falënderimi për vlerat me të cilat është rritur. Deputetja ftoi qytetarët që ditët festive t’i kalojnë në Shkodër, duke e cilësuar si një destinacion unik për ushqimin tradicional, atmosferën festive dhe pasurinë natyrore e kulturore që ofron.

Lini një Përgjigje