Pikat kryesore
- Bayern Muncheni ka arritur të marrë fitoren e 16-të radhazi në sezonin e ri.
- Bavarezët e vazhduan serinë e mirë të fitoreve edhe ndaj kampionit aktual të Evropës, PSG-së.
- Bayerni fitoi 2-1 në “Parkun e Princave” në Paris, ndonëse për një pjesë ishte me një lojtar më pak.
Bayern Muncheni ka arritur të marrë fitoren e 16-të radhazi në sezonin e ri. Bavarezët e vazhduan serinë e mirë të fitoreve edhe ndaj kampionit aktual të Evropës, PSG-së. Bayerni fitoi 2-1 në “Parkun e Princave” në Paris, ndonëse për një pjesë ishte me një lojtar më pak. Luis Diaz kishte një ndeshje të ‘përzier’ sot, pasi shënoi dy gola, por edhe u ndëshkua me karton të kuq. Golin e parë, Luis Diaz e shënoi në minutën e katërt të ndeshjes, teksa të dytin në minutën e 32-të. Në minutën e 45+7’, Diaz u ndëshkua me të kuq pas një ndërhyrje të tmerrshme ndaj Achraf Hakimit. Me këtë fitore, Bayerni vazhdon rekordin 100% në Ligën e Kampionëve, duke marrë fitoren e katërt nga katër ndeshje. Bayerni ka 12 pikë në krye të tabelës, teksa PSG-ja është i treti me nëntë pikë.