Baton Zabërgja: Me këtë grup lojtarësh, mundemi dhe e meritojmë të jemi pjesë e Botërorit

Baton Zabërgja: Me këtë grup lojtarësh, mundemi dhe e meritojmë të jemi pjesë e Botërorit

Pikat kryesore

  • Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar përgatitjet për dy ndeshjet vendimtare të këtij muaji kundër Sllovenisë dhe Zvicrës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.
  • Atmosfera në kampin dardan është mjaft pozitive dhe përkushtimi i futbollistëve është maksimal, teksa ekipi po përgatitet me seriozitet të lartë për sfidat që do të vendosin fatin e këtij cikli kualifikues.
  • Sulmuesi i talentuar, Baton Zabërgja është shprehur i lumtur me rikthimin në ekipin kombëtar.

Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar përgatitjet për dy ndeshjet vendimtare të këtij muaji kundër Sllovenisë dhe Zvicrës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026. Atmosfera në kampin dardan është mjaft pozitive dhe përkushtimi i futbollistëve është maksimal, teksa ekipi po përgatitet me seriozitet të lartë për sfidat që do të vendosin fatin e këtij cikli kualifikues. Sulmuesi i talentuar, Baton Zabërgja është shprehur i lumtur me rikthimin në ekipin kombëtar. “Jam shumë i lumtur për rikthimin, duke pasur parasysh se kemi përpara dy ndeshje jetike për Kombëtaren. Shpresoj që me seriozitet maksimal dhe qasje të mirë t’i kalojmë këto sfida dhe të arrijmë qëllimin tonë si ekip kombëtar”. “Fillimisht përballemi me Slloveninë, ku synojmë të paktën një pikë, edhe pse me grupin e lojtarëve që kemi mund të shkojmë për fitore. Ekipi është paraqitur në nivel të jashtëzakonshëm, sidomos kundër Suedisë, ku të gjithë dhanë 100 për qind dhe u arritën rezultatet që dëshiruam”. “Me këtë grup lojtarësh, mundemi dhe meritojmë të jemi pjesë e Botërorit”, tha Baton Zabërgja i rikthyer në ekipin kombëtar pas lëndimit që e kishte lënë jashtë grumbullimit të tetorit. “🎉 Për Festat e Nëntorit, ju ftojmë të kaloni një fundjavë me atmosferë shqiptare, relaks dhe shije Çdo stinë sjell mundësi të reja, por vjeshta është ajo që na fton të ndalemi, të reflektojmë 11/11/2025 16:54 Baton Zabërgja: Me këtë grup lojtarësh, mundemi dhe e meritojmë të jemi pjesë e Botërorit 11/11/2025 16:33 Liverpooli i ofron rinovim kontrate Ibrahima Konates 11/11/2025 16:25 Zyrtare: Palladino, trajneri i ri i Atalantas

Lini një Përgjigje