Pikat kryesore
- (Në tremujorin e parë 2026, 20.1% më pak vdekje rrugore dhe nga krimi) Vdekjet rrugore dhe nga krimi përbëjnë mbi gjysmën e vdekjeve jonatyrale në Shqipëri.
- Parandalimi i tyrë është detyrë parësore e Policisë së Shtetit.
- Te gjysma tjetër e vdekjeve jonatyrale mbizotërojnë vetëvrasjet, vdekjet në punë, helmimet, etj.
(Në tremujorin e parë 2026, 20.1% më pak vdekje rrugore dhe nga krimi) Vdekjet rrugore dhe nga krimi përbëjnë mbi gjysmën e vdekjeve jonatyrale në Shqipëri. Parandalimi i tyrë është detyrë parësore e Policisë së Shtetit. Te gjysma tjetër e vdekjeve jonatyrale mbizotërojnë vetëvrasjet, vdekjet në punë, helmimet, etj. Parandalimi i tyre është detyrë parësore e organeve të tjera shtetërore. Por shifrat e mësipërme nuk na japin një tablo të plotë. Sepse ndërkohë që vdekjet rrugore janë reduktuar, numri i automjeteve me targa shqiptare është rritur me rreth 40 mijë brenda një viti (pa llogaritur këtu numrin e automjeteve me targa të huaja që futen me shumicë në Shqipëri). Po të llogarisim indeksin e vdekshmërisë rrugore (vdekje rrugore për 100 mijë automjete me targa shqiptare), rezulton se vdekshmëria rrugore është ulur me pothuaj 1/5 brenda një viti (shihni grafikun e mëposhtëm). Në qoftë se vdekjet e këmbësorëve/biçiklistëve/motoçiklistëve (që përbëjnë aktualisht mbi gjysmën e gjithë vdekjeve rrugore në Shqipëri) do të ishin të krahasueshme në përqindje me ato të BE-së, ne do ta kishim sot indeksin e vdekshmërisë rrugore të barabartë me mesataren europiane! Vdekshmëria nga krimi është përgjysmuar, krahasuar me 2025. Shihni grafikun e mëposhtëm për indeksin e vdekshmërisë nga krimi (vdekje nga krimi për 1 milion banorë). Në qoftë se vdekjet nga krimi brenda familjes (që përbëjnë problem madhor në Shqipëri) do të ishin të krahasueshme në përqindje me të BE-së, ne do ta kishim sot indeksin e vdekshmërisë nga krimi diku afër mesatares europiane! Me rastin e fillimit të punës së një Drejtori të ri të Policisë së Shtetit, QENDRA AGENDA zhvilloi një sondazh opinioni për sigurinë e shtetasve dhe punën e Policisë së Shtetit. Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS krejt të rastësishme. Plot 1192 banorë të rritur nga i gjithë territori i vendit e plotësuan pyetësorin, duke realizuar kështu një kampion me marzh gabimi statistikor prej 2.8%, maksimumi. Shihni më poshtë rezultatet e sondazhit.