Pikat kryesore
- Njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu, ka deklaruar se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të tregojnë vetëdije institucionale dhe kombëtare duke votuar formimin e Qeverisë, raporton GazetaBlic.
- Arsyeja e dytë është që është në interes pikërisht të partive opozitare që ta votojnë për arsye që t’ia japin mundësinë të sprovohet LVV dhe ky mandatari do t’ia dalë apo sdo t’ia dalë me një qeveri të pakicës”, tha ai.
- Ai shtoi se edhe politikisht, opozita do të përfitonte nga një vendim i tillë, pasi qytetarët do të rikthenin besimin tek partitë.
Njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu, ka deklaruar se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të tregojnë vetëdije institucionale dhe kombëtare duke votuar formimin e Qeverisë, raporton GazetaBlic. Baraliu në një prononcim për GazetaBlic, thotë se votimi i Qeverisë do të ishte në interes jo vetëm të vendit, por edhe të partive opozitare, të cilat do ta lejonin Lëvizjen Vetëvendosje të sprovohej me një qeveri të pakicës. “Në qoftë se do ti ketë 61 vota, dhe do ta ketë mirëkuptimin edhe nivelin racional të vetëdijes, nivelin e duhur të lartë të vetëdijës edhe institucionale edhe kombëtare shtetërore të atyre deputetëve që kanë marrë mandatin, besimin pakushtëzueshëm nga votuesit e tyre dhe me shumë rrespekt ata do duhej ta votonin, kjo është arsyeja e parë që të ketë një shumicë. Arsyeja e dytë është që është në interes pikërisht të partive opozitare që ta votojnë për arsye që t’ia japin mundësinë të sprovohet LVV dhe ky mandatari do t’ia dalë apo sdo t’ia dalë me një qeveri të pakicës”, tha ai. Baraliu theksoi se një veprim i tillë do të ishte “hap i duhur strategjik dhe institucional”, sepse do të ndërpritej bllokada dhe do të rifillonte funksionimi i institucioneve, ku shton se në rast se nuk votohet opsioni i vetëm mbetet që të shkohet në zgjedhje të reja. Ai shtoi se edhe politikisht, opozita do të përfitonte nga një vendim i tillë, pasi qytetarët do të rikthenin besimin tek partitë. “Jam i bindur që në pikëpamje taktike dhe strategjike do të ishte hap i duhur, dhe institucional, politik i rëndësishëm për ta sepse po formojnë institucione po ndërprejnë bllokadën dhe ngërqin. Por edhe për ta politikisht dhe elektoralisht do të ishte në dobinë e tyre sepse votuesi i tyre do ta rikthente në një masë besmin tek ta sepse do ta shihte që këta me pakicë nuk e kanë as fuqinë dhe as pushtetin e mjaftueshëm, numrat e mjaftueshëm që të bëjnë dicka serioze në këtë kohë, për aq sa zgjat kjo qeveri, qoftë deri në zgjedhjen e presidentit qoftë edhe më vonë. Nëse nuk votohet natyrisht opsioni i dytë është dhe i vetëm të shkohet në zgjedhje”, theksoi tutje. Baraliu thotë se deputetët duhet të kenë vetëdije dhe ta kuptojnë rëndësinë e formimit të institucioneve dhe ta kuptojnë obligimin që kanë në Kushtetutë. “Deputetët duhet të kenë vetdije ta kuptojnë rëndësinë e formimit të insittucioneve në këtë rast Qeverisë, dhe ta kuptojnë obligimin që kanë marrë nga qytetarët dhe obligimin që kanë në Kushtetutë”, vlerësoi ai. Ai kritikoi ashpër liderët e partive opozitare që deklarojnë se nuk do të votojnë për mandatarin Glauk Konjufca, duke thënë se “ata e kanë humbur rrugën në oborr” dhe po tregohen jo seriozë e pa përvojë politike. Tutje ai thekson se deputetet mund të votjnë ‘veç e veç’, pa marrë parasysh se çka ju thonë liderët e tyre politik. “Ata kanë humbur rrugën në oborrë, ata totalisht janë devalvu sepse kanë dal jo serioz, edhe ashtu që në fillim është menduar që nuk është ndonjë reformë e këtyre partive me këta njerëz që kanë ardh, pa përvojë shumë dhe pa përvojën e duhur të gjykimit dhe të kuptuarit momentet strategjike dhe vidale për shtetin dhe për popullin, por ata mund të votojnë edhe veç e veç pa marrë parasysh se cka ju thotë partia. Nëse kanë pak respekt ndaj votuesve të tyre të këtij populli që është shumë i zhgënjyer dhe i pa kënaqur me ta do duhej ta votonin, pra pa marrë parasysh se çka thonë liderët e tyre politik që kanë humbur rrugën në oborrë, deputetët vec e vec, se nuk ka shumë do duhej 4-5 vota që të votohet”, përfundoi Baraliu, për GazetaBlic. 🏡 Zgjedhja e sotme është një investim 11/05/2025 21:44 Ymeri: Zvarritja nga Osmani e Kurti është për përfitim dhe do t’u faturohet si qëllim keqe 11/05/2025 21:43 ‘U dashtë pardje me i pre flokët…’ / Bajqinovci e Matoshi ‘ngacmojnë’ njëri-tjetrin 11/05/2025 21:42 Behrami: Katër ose pesëfish më shumë dosje në Hagë kundër UÇK-së sesa kundër Millosheviqit