Pikat kryesore
- Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të lerë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.5%.
- Guvernatori Gent Sejko theksoi se kriza në Lindjen e Mesme do të vijoj të japë efekte në rritjen e mëtejshme të inflacionit por kjo do të jetë kalimtare pasi situata tashmë është stabilizuar.
- Prej më shumë se një jave çmimet e karburanteve kanë arritur në nivelet e para luftës.
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të lerë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.5%. Guvernatori Gent Sejko theksoi se kriza në Lindjen e Mesme do të vijoj të japë efekte në rritjen e mëtejshme të inflacionit por kjo do të jetë kalimtare pasi situata tashmë është stabilizuar. Prej më shumë se një jave çmimet e karburanteve kanë arritur në nivelet e para luftës. Kreu i Bankës Qendrore theksoi se një faktor i rëndësishëm është edhe rënia e borxhit publik ndërsa bilancet financiare të bizneseve dhe familjeve janë pozitive. Banka Qendrore thekson se vendimet e ardhshme për politikën monetare do të merren në pasqyrim të ecurisë së çmimeve në vijim. Sipas Guvernatorit ekonomia shqiptare u zgjerua me 3.7% në tremujorin e parë të vitit 2026, e mbështetur nga rritja e konsumit familjar, investimeve private dhe eksporteve të mallrave e shërbimeve. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Shqiptarët i rikthehen kursimeve në euro/ BSH: Në maj, depozitat në valutë u shtuan me 267 milionë euro Shqiptarët po paguajnë nëpërmjet telefonit/ BSH: Vetëm në 4 muaj janë realizuar mbi 4.2 milionë pagesa Shtohen kursimet në banka/ Zgjerohen depozitat në lekë, bien në valutë