Ballkani “nën radarin” e Amerikës/ Uashingtoni mbështet marrëveshjen e Ohrit mes Kosovës…

Ballkani “nën radarin” e Amerikës/ Uashingtoni mbështet marrëveshjen e Ohrit mes Kosovës…

Pikat kryesore

  • Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar Ligjin për politikën e mbrojtjes prej gati 1 trilion dollarësh.
  • Dokumenti thekson rëndësinë strategjike të Kosovës si pjesë e Ballkanit Perëndimor dhe riafirmon angazhimin e SHBA-së për paqe, stabilitet, demokraci dhe zhvillim ekonomik në rajon.
  • Në një nga pikat e rëndësishme të dokumentit është qëndrimi zyrtar i Kongresit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi.

Ballkani mbetet nën radarin amerikan. Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar Ligjin për politikën e mbrojtjes prej gati 1 trilion dollarësh. Në të përfshihet edhe Kosova. Dokumenti thekson rëndësinë strategjike të Kosovës si pjesë e Ballkanit Perëndimor dhe riafirmon angazhimin e SHBA-së për paqe, stabilitet, demokraci dhe zhvillim ekonomik në rajon. Në një nga pikat e rëndësishme të dokumentit është qëndrimi zyrtar i Kongresit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi. Aty Marrëveshja e 2023-tës për normalizimin e marrëdhënieve konsiderohet hap pozitiv, ndërsa kërkohet përparim i menjëhershëm në Aneksin e zbatimit. Riafirmon se zgjidhja përfundimtare duhet të bazohet në njohje reciproke dhe kundërshton qartë çdo ide për ndarje territoriale, shkëmbime apo rishikim kufijsh mbi baza etnike. Në Aktin për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare është shprehur shqetësim edhe për gjendjen e demokracisë në Serbi. Amerika kërkon po ashtu ruajtjen e mandatit të plotë të EUFOR-it në Bosnjë dhe Hercegovinë, duke e konsideruar këtë në interes të sigurisë kombëtare të SHBA-së. Autori i këtij dokumenti për Ballkanin Perëndimor, anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve nga radhët e demokratëve, William Keating, deklaroj se miratimi i legjislacionit në dy dhomat e Kongresit tregon se Ballkani mbetet në vëmendjen e politikave amerikane. Ai shpjegoi se legjislacioni u prezantua që në shtator, dhe më pas u përfshi në Aktin për mbrojtjen, me qëllim që të sigurohet miratimi i tij. Në Ligj parashikohet mbështetje e vazhdueshme për reformat demokratike dhe sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor, zhvillimin ekonomik, rritjen e investimeve dhe forcimin e institucioneve, monitorimin dhe kundërshtimin e ndikimit rus dhe kinez në Ballkanin Perëndimor. Ligji mbështet po ashtu rritjen e ndihmës amerikane për sigurinë kibernetike. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! (EMRAT) Aksident në aksin Fier-Roskovec/ Automjeti përplas mjetin bujqësor, lëndohet drejtuesi Vendimet e qeverisë/ Andrea Shllaku, emërohet zv.ministër i Mbrojtjes Negociatat dështojnë, Franca shkon drejt në 2026 pa një buxhet të miratuar

Lini një Përgjigje