Pikat kryesore
- Përmes një reagimi publik në rrjetin e tij social, Balla theksoi rëndësinë e mbështetjes gjermane në rrugën evropiane të Shqipërisë.
- “ Berlin, vizita dhe takimi me Rita Schwarzelürhr-Sutter, Sekretare Shteti në Ministrinë Federale të Gjermanisë për Mjedisin, Klimën, Konservimin e Natyrës dhe Sigurinë Nukleare.
- Gjermania është mbështetës kryesor në rrugën evropiane të Shqipërisë dhe ne jemi mirënjohës për partneritetin e fortë në avancimin e reformave dhe arritjen e standardeve të BE ”, shkruan Balla.
Gjatë një vizite zyrtare në Berlin, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, dhe kryetari i Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, zhvilluan një takim me Rita Schwarzelühr-Sutter. Në fokus të bisedimeve ishte avancimi i Shqipërisë në negociatat me Bashkimi Evropian, veçanërisht për Kapitullin 27 që lidhet me mjedisin dhe ndryshimet klimatike, një nga kapitujt më sfidues dhe më të rëndësishëm në procesin e integrimit evropian. Përmes një reagimi publik në rrjetin e tij social, Balla theksoi rëndësinë e mbështetjes gjermane në rrugën evropiane të Shqipërisë. “ Berlin, vizita dhe takimi me Rita Schwarzelürhr-Sutter, Sekretare Shteti në Ministrinë Federale të Gjermanisë për Mjedisin, Klimën, Konservimin e Natyrës dhe Sigurinë Nukleare. Gjermania është mbështetës kryesor në rrugën evropiane të Shqipërisë dhe ne jemi mirënjohës për partneritetin e fortë në avancimin e reformave dhe arritjen e standardeve të BE ”, shkruan Balla.