Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pas miratimit të projektbuxhetit për vitin 2026 nga Qeveria në detyrë e Kosovës.
“Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes që ka uzurpuar zyrat e Qeverisë aprovoi sot buxhetin për vitin 2026.
Ka mundësi që buxheti i vitit 2026 të shkojë në 8 miliardë e pagat e pensionet të rriten disa fish në kohën kur pritet vendimi për e zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, ka shkruar ajo.