Pikat kryesore
- Kombëtarja shqiptare e futbollit, ka mbaruar miqësoret e qershorit dhe tashmë do të kthehet përsëri në fushën e lojës nën urdhrat e Maran vetëm në shtator.
- Ai do të jetë një grumbullim si asnjëherë më parë për Ligën e Kombeve.
- Kjo, pasi UEFA ka vendosur që të bashkojë dritaret e shtatorit dhe tetorit në një ndalesë të vetme, duke bërë kësisoj që ekipet kombëtare të luajnë katër ndeshje radhazi pa ndërprerje brenda dy javësh grumbullim.
Kombëtarja shqiptare e futbollit, ka mbaruar miqësoret e qershorit dhe tashmë do të kthehet përsëri në fushën e lojës nën urdhrat e Maran vetëm në shtator. Ai do të jetë një grumbullim si asnjëherë më parë për Ligën e Kombeve. Kjo, pasi UEFA ka vendosur që të bashkojë dritaret e shtatorit dhe tetorit në një ndalesë të vetme, duke bërë kësisoj që ekipet kombëtare të luajnë katër ndeshje radhazi pa ndërprerje brenda dy javësh grumbullim. Kjo do të thotë se fati i pjesëmarrjes në Ligën e Kombeve, mund të vendoset menjëherë që në këtë grup ndeshjesh për kuqezinjtë. Ata luajnë të parën më 26 shtator në Tiranë ndaj Bjellorusisë, për të vazhduar tre ditë më vonë në transfertë ndaj San Marinos e më pas më 3 tetor në Finlandë, para se të kthehen përsëri në Tiranë më 6 tetor për të mbyllur sfidat me San Marinon.