Pikat kryesore
- Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ka inspektuar punimet në kantierin e zgjerimit të autostradës Tiranë-Durrës, të cilat tashmë kanë hyrë në fazën përfundimtare.
- “Gjendemi sot në aksin Tiranë-Durrës, aksi më i rënuar sa i përket trafikut në të gjithë Shqipërinë.
- Kemi hyrjen në Tiranë nga veriu, hyrjen nga aeroporti i Rinasit, por edhe lidhjen me qytetin e Durrësit ”, tha ministri gjatë nisjes së fjalës së tij, duke thënë se ky aks është një segment i rëndësishëm për vendin.
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ka inspektuar punimet në kantierin e zgjerimit të autostradës Tiranë-Durrës, të cilat tashmë kanë hyrë në fazën përfundimtare. “Gjendemi sot në aksin Tiranë-Durrës, aksi më i rënuar sa i përket trafikut në të gjithë Shqipërinë. Kemi hyrjen në Tiranë nga veriu, hyrjen nga aeroporti i Rinasit, por edhe lidhjen me qytetin e Durrësit ”, tha ministri gjatë nisjes së fjalës së tij, duke thënë se ky aks është një segment i rëndësishëm për vendin. Karakaçi tha se u kërkon ndjesë qytetarëve për trafikun e rënduar e krijuar nga punimet, ndërsa i falenderoi gjithashtu edhe për mirëkuptimin. Sa i takon vonesave gjatë punimeve, ministri shpjegoi se një nga arsyet lidhet me fluksin e lëvizjeve të këtij aksi, që është më i rënduari në vend. Por po ashtu ndikim kanë patur edhe kushtet e vështira të motit të lagësht të muajve të dimrit. Ndërsa bisedonte me përfaqësues të ARRSH-së, Karakaçi tha që shpresonte që në maj, të hapej i gjithë aksi rrugor. “Java e parë ministër ju siguroj që do e gjejë këtë kantier të hapur!”, iu përgjigj bashkëbiseduesi.