Atentati “skripal”, hetim Rusisë/ Britanikët: Putin përgjegjës për vdekjen e një gruaje…

Atentati “skripal”, hetim Rusisë/ Britanikët: Putin përgjegjës për vdekjen e një gruaje…

Pikat kryesore

  • Vladimir Putin është moralisht përgjegjës për vdekjen e një gruaje britanike që humbi jetën për shkak të një helmi të kontrabanduar në Mbretërinë e Bashkuar nga agjentët rusë për të vrarë një ish-spiun.
  • Në këtë përfundim arriti një hetim nga autoritetet britanike për sulmin e autorizuar nga vetë presidenti rus, për të demonstruar fuqinë e vendit të tij.
  • Agjentët rusë udhëtuan drejt Mbretërisë së Bashkuar duke marrë me vete helmin noviçok, agjenti nervor me të cilin dyshohet se u helmua edhe Alexei Navalny.

Vladimir Putin është moralisht përgjegjës për vdekjen e një gruaje britanike që humbi jetën për shkak të një helmi të kontrabanduar në Mbretërinë e Bashkuar nga agjentët rusë për të vrarë një ish-spiun. Në këtë përfundim arriti një hetim nga autoritetet britanike për sulmin e autorizuar nga vetë presidenti rus, për të demonstruar fuqinë e vendit të tij. Sulmi kishte në shënjestër ish spiunin rus Sergei Skripal. Agjentët rusë udhëtuan drejt Mbretërisë së Bashkuar duke marrë me vete helmin noviçok, agjenti nervor me të cilin dyshohet se u helmua edhe Alexei Navalny. Më 4 mars 2018, Skripal dhe vajza e tij, Yulia, u helmuan nga Novichok që ishte hedhur në dorezën e derës së shtëpisë. Ata u sëmurën rëndë, por mbijetuan. Por dikush tjetër mbeti viktimë, Daën Sturgess, e cila nuk ishte aspak e përfshirë në ngjarje. 44 vjeçarja ndërroi jetë pasi spërkati gabimisht veten me novichok nga nje shishe parfumi që i dashuri i saj e gjeti në rrugë. Nga hetimi kuptohet se ishin agjentët rusë ata që e morën shishen e parfumit të rremë që përmbante novichok dhe e lanë atë në Salisbury pas atentatit ndaj Skripal. Hetuesi kryesor tha se provat tregjnë se ky ishte një sulm shtetëror rus dhe e quajti një demonstrim publik të fuqisë shtetërore ruse në ndikimin e saj ndërkombëtar. Ai shtoi se shteti britanik mund të kishte ndërmarrë hapa për t’i parandaluar hetimet dhe nuk u morën masa për të mbrojtur Skripal, i cili ishte në rrezik të vazhdueshëm për t’u vrarë. Nga detajet e zbuluara nga hetimi, rezulton se sulmi ndaj Skripal mund të ishte shmangur me masa shtesë sigurie. Qeveria britanike reagoi pas zhvillimeve të reja dhe ministria e jashtme thirri ambasadorin rus për t’u përgjigjur për fushatën e vazhdueshme të aktivitetit armiqësor të Rusisë kundër Mbretërisë së Bashkuar. Në një reagim zyra e Keir Starmer tha se Londra do t’i kundërvihet gjithmonë regjimit të Putin dhe do të godasë me sanksione, teksa ndihmon Ukrainën në tryezën e negociatave. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Trump kërcënon Putin me tarifa/ “Tarfia 100% për mallra ruse, nëse nuk mbyll luftën për 50 ditë” A po dëmtohet imazhi i Putin nga ofensiva ukrainase në Kursk? Scholz dhe Zelensky hapën konferencën mbi rindërtimin: Putin t’i japë fund fushatës së tij brutale!

Lini një Përgjigje