Atentati: në Shkodër ku u vra një 34-vjeçar: Gjendet një…

Atentati: në Shkodër ku u vra një 34-vjeçar: Gjendet një…

Atentati në Shkodër ku u vra një 34-vjeçar: Gjendet një motor i djegur, dyshohet se është i autorëve Motori i dyshuar se i përket autorëve të vrasjes së 34-vjeçarit Kristian Kola, në Shkodër, është gjetur i djegur. Dyshohet se mjeti është përdorur nga autorët e atentatit, me të cilën u larguan pak para kryerjes së krimit. Më pak se një minutë kohë i është dashur grupit të vrasësve të paidentifikuar për të eliminuar 34-vjeçarin Kristian Kola në Shkodër mbrëmjen e së mërkurës. Dy autorët, të cilët lëviznin me motor, derdhën në drejtim të të riut 8 plumba nga një armë gjysmë silenciator duke e lënë të vdekur në vend. Nga rindërtimi i skenës së vrasjes kuptohet se qitësi ka qenë profesionist, duke mos gabuar shënjestrën dhe lëvizjet e tyre tregojnë për një studim të objektivit. Edhe ditën e ngjarjes i riu ndoqi të njëjtin itinerar të çdo mbrëmje, duke pirë kafe në të njëjtin orar dhe të njëjtin lokal si gjithmonë. Shpresa e grupit hetimor është varur te pamjet e kamerave të sigurisë në zonë. Nga vëzhgimi i tyre është zbuluar se autorët, të maskuar me skafandër, lëviznin me motor dhe pasi kryen vrasjen humbën gjurmët te stacioni i trenit në Shkodër. Motivet që lidhen pas kësaj vrasjeje, ku duket se është investuar, janë ende të paqarta. Pista e parë ku policia orientoi hetimet ishte një konflikt që 34-vjeçari ka pasur rreth 1 vit e gjysmë më parë, ku ka kryer një plagosje, por pas verifikimeve kjo pistë u zbeh. Edhe konfliktet e mundshme për biznes nuk janë një pistë e fortë. Hetuesit kanë kërkuar bashkëpunimin e familjarëve për të hedhur dritë mbi të shkuarën e 34-vjeçarit, ku mund të ketë buruar motivi i kësaj vrasjeje, por ata kanë zgjedhur të heshtin./tch Shukri Buja takon qytetarët e Ribarit të Madh: Dhanë mesazh të fuqishëm për fitoren e madhe që po na pret Çitaku: Vetëvendosje ka bashkëpunuar me Listën Serbe tash e 5 vite, e dëshmojnë përgjimet Atentati në Shkodër ku u vra një 34-vjeçar: Gjendet një motor i djegur, dyshohet se është i autorëve Shukri Buja me Altin Krasniqin takojnë banorët e fshatit Babush: Mbështetja e fuqishme që morëm garanci për fitoren që po vjen

Lini një Përgjigje