Pikat kryesore
- Lidhur me këtë ngjarje, është arrestuar edhe 29-vjeçari Nevzat Spaho, i cili dyshohet se është ai personi që ekzekutoi Edmond Hykën, brenda automjetit të tij.
- Po ashtu, policia ka në kërkim dy persona, Marselo Arani 32 vjeç dhe Armando Kola, 35 vjeç.
- Ndonëse jo e konfirmuar zyrtarisht, pista kryesore e hetimit për vrasjen mbeten mosmarrëveshjet në biznes, për shkak se raportet mes Agos e Mëhallës ishin shkëputur dy vite më parë.
Dy nga personat e arrestuar pas atentatit të së dielës në Elbasan, ndaj biznesmenit Edmond Hyka, ish ortaku i tij në biznes, Xhino Ago, dhe roja i pikes së karburantit, Kujtim Pisha, dalin sot para Gjykatës së Elbasanit për caktimin e masës së sigurisë. Lidhur me këtë ngjarje, është arrestuar edhe 29-vjeçari Nevzat Spaho, i cili dyshohet se është ai personi që ekzekutoi Edmond Hykën, brenda automjetit të tij. Po ashtu, policia ka në kërkim dy persona, Marselo Arani 32 vjeç dhe Armando Kola, 35 vjeç. Ndonëse jo e konfirmuar zyrtarisht, pista kryesore e hetimit për vrasjen mbeten mosmarrëveshjet në biznes, për shkak se raportet mes Agos e Mëhallës ishin shkëputur dy vite më parë.