Atë që nuk po e bën PD me veten, do e bëjë drejtësia”, Toska: Kupola drejtuese e partisë…

Atë që nuk po e bën PD me veten, do e bëjë drejtësia”, Toska: Kupola drejtuese e partisë…

Pikat kryesore

  • “Atë që nuk po e bën PD me veten, do e bëjë drejtësia”, Toska: Kupola drejtuese e partisë do goditet nga SPAK për…
  • Gazetari Almer Toska, i ftuar në emisionin “Studio24”, komentoi situatën brenda Partisë Demokratike dhe rolin e SPAK në adresimin e çështjeve të dyshuara për korrupsion brenda partive politike.
  • Sipas Toskës, atë që PD nuk po e bën me veten, do e bëjë SPAK.

“Atë që nuk po e bën PD me veten, do e bëjë drejtësia”, Toska: Kupola drejtuese e partisë do goditet nga SPAK për… Gazetari Almer Toska, i ftuar në emisionin “Studio24”, komentoi situatën brenda Partisë Demokratike dhe rolin e SPAK në adresimin e çështjeve të dyshuara për korrupsion brenda partive politike. Sipas Toskës, atë që PD nuk po e bën me veten, do e bëjë SPAK. Sipas tij, SPAK mund të ndërhyjë me goditje ndaj kupolës së partisë për afera korruptive, dhe kjo mund të ndodhë deri në muajin mars. “SPAK për këtë u krijua, që të pastronte politikën dhe të hapte rrugën për një fazë të re politike me emra të rinj. Di të them se shumë shpejt demokratëve do t’u jepet një drejtim i ri politik. Kush do të jetë, nuk mund ta them, por SPAK po kryen punën e vet”, deklaroi gazetari. Ai shtoi se Prokuroria e Posaçme do të veprojë për sa kohë ka gjetur prova dhe fakte konkrete mbi anëtarët e kupolës së PD, dhe se lëvizjet e ardhshme të SPAK priten të jenë të dukshme në periudhën e afërt. loading…

Lini një Përgjigje