Pikat kryesore
- Kush jeton në fshat dhe zotëron tokë bujqësore, mund të shlyejë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të papaguara pa kamatvonesa apo penalitete.
- Detyrimi vjetor për ata që banojnë në zonat fushore është 38 mijë e 400 lekë, ndërsa për ata në zonat malore 29 mijë e 400 lekë në vit.
- “Kjo është një lehtësi shumë e rëndësishme për fermerët, sepse u jep mundësinë të rregullojnë vite të tëra detyrimesh të papaguara pa u rënduar nga gjobat dhe interesat.
Kush jeton në fshat dhe zotëron tokë bujqësore, mund të shlyejë sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të papaguara pa kamatvonesa apo penalitete. Detyrimi vjetor për ata që banojnë në zonat fushore është 38 mijë e 400 lekë, ndërsa për ata në zonat malore 29 mijë e 400 lekë në vit. “Kjo është një lehtësi shumë e rëndësishme për fermerët, sepse u jep mundësinë të rregullojnë vite të tëra detyrimesh të papaguara pa u rënduar nga gjobat dhe interesat. Në praktikë, qytetari paguan vetëm shumën bazë të kontributeve dhe i mbyll përfundimisht detyrimet prapambetura”, u shpreh eksperti Kujtim Hoxha. Falja e kamatvonesave dhe gjobave vjen si pasojë e ligjit “Për fshirjen e detyrimeve të papaguara në tatime, dogana dhe pushteti vendor” të miratuar fundvitin e shkuar. Ai përfshin periudhën nga 1 janari 2015 e deri më 31 dhjetor 2024. Kjo me kushtin që kontributi i plotë të paguhet brenda datës 31 dhjetor 2026.