Arrestohet shoferi i makinës që ra nga ura në liqenin e Vaut të Dejës, një i plagosur…

Arrestohet shoferi i makinës që ra nga ura në liqenin e Vaut të Dejës, një i plagosur…

Pikat kryesore

  • Është arrestuar në spital shoferi i makinës e cila një ditë më parë ra në liqenin e Vaut të Dejës.
  • Aksidenti ndodhi në aksin rrugor “Mjedë-Spathar”, shtetasi Z.
  • B., 32 vjeç humbi kontrollin e mjetit dhe si pasojë makina është përplasur me barrierat metalike të urës së Spatharit dhe ka rënë në liqenin e Vaut të Dejës.

Është arrestuar në spital shoferi i makinës e cila një ditë më parë ra në liqenin e Vaut të Dejës. Aksidenti ndodhi në aksin rrugor “Mjedë-Spathar”, shtetasi Z. B., 32 vjeç humbi kontrollin e mjetit dhe si pasojë makina është përplasur me barrierat metalike të urës së Spatharit dhe ka rënë në liqenin e Vaut të Dejës. Drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, shtetasi N. Ç., 24 vjeç, banues në Laç, po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, ndërsa pasagjeri tjetër, shtetasi A. N., 22 vjeç, banues në Laç, u dërgua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës.

Lini një Përgjigje