Arrestohet një person në Leposaviq, hyri jashtëligjshëm nga Serbia

Arrestohet një person në Leposaviq, hyri jashtëligjshëm nga Serbia Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka hyrë ilegalisht nga Serbia në territorin e Kosovës.

Ai është kapur në Joshanicë të Leposaviqit.

“KALIM I PAAUTORIZUAR I VEND KALIMIT KUFITAR APO VIJËS KUFITARE- Joshanicë, Leposaviq, Me datë 30.08.2025 rreth orës 16:30 në fshatin Joshanicë-KK.

Leposaviq Policia e Kosovës ka ndaluar automjetin VW Sharan, ngjyrë e kuqe, me targa SRB (NP), me vozitës M.B.

(1980), i cili kishte hyrë ilegalisht në nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës.

Gjatë kontrollit të automjetit dhe personit, janë gjetur mjhete monetare: 13992 (trembëdhjetëmijë e nëntëqind e nëntëdhjetëedy) euro, 17880 (shtatëmbëdhjetëmijë e tetëqindetetëdhjetë) dinarë si dhe materiale për mobilje në vlerë prej 600 (gjashtëqind) euro.

Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Kalim i paautorizuar i vend kalimit kufitar apo vijes Kufitare”, ndërsa, automjeti, mjetet financiare dhe mallrat tjera të kontrabanduar janë dërguar në Terminalin Doganor në Mitrovicë, për procedim të mëtutjeshëm nga njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës dhe Doganës së Kosovës.” Arrestohet një person në Leposaviq, hyri jashtëligjshëm nga Serbia Dy persona raportohen të zhdukur, një në Prishtinë dhe një në Deçan Arrestohet një i dyshuar për fajde në Prishtinë Asfiksohen 10 persona nga tymi i një zjarri në Shtime, tre po trajtohen në emergjencë në Ferizaj Edita Tahiri: Kurti dhe VV e dështuan Kosovën, do të turpërohen Vazhdojnë përleshjet në Indonezi për shkak të shpenzimeve të tepërta të ligjvënësve

Lini një Përgjigje