Arrestohet në Durrës 50-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht, i dënuar në Itali me 6 vite…

Arrestohet në Durrës 50-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht, i dënuar në Itali me 6 vite…

Pikat kryesore

  • Një 50-vjeçar në kërkim ndërkombëtar, u vu në pranga në Durrës gjatë operacionit policor të koduar “FAST”.
  • Shërbimet operacionale të Sektorit për Kërkimin FAST Albania, në koordinim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, lokalizuan dhe ndaluan Gentian Likën, i lindur në Kavajë.
  • Autoritetet italiane e kishin Likën në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Romës, në mars të vitit 2025, e dënoi me 6 vite burgim për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, të kryer në bashkëpunim.

Një 50-vjeçar në kërkim ndërkombëtar, u vu në pranga në Durrës gjatë operacionit policor të koduar “FAST”. Shërbimet operacionale të Sektorit për Kërkimin FAST Albania, në koordinim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, lokalizuan dhe ndaluan Gentian Likën, i lindur në Kavajë. Autoritetet italiane e kishin Likën në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Romës, në mars të vitit 2025, e dënoi me 6 vite burgim për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, të kryer në bashkëpunim. Policia njoftoi se arrestimi u krye për t’i hapur rrugë ekstradimit të 50-vjeçarit në Itali. Procedurat përkatëse po ndiqen nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet homologe italiane. Operacioni “FAST” vazhdon me synimin për të gjurmuar dhe arrestuar personat në kërkim ndërkombëtar, në mënyrë që ata të përballen me drejtësinë.

Lini një Përgjigje