Arrestimi i oficerit të Komisariatit të Sarandës, u “fundos” nga përgjimet që kishte bërë

Arrestimi i oficerit të Komisariatit të Sarandës, u “fundos” nga përgjimet që kishte bërë

Pikat kryesore

  • Oficeri i Komisariatit të Sarandës, Edmond Ruçi, që u arrestua nga AMP, ka të bëjë me një rast korrupsioni.
  • Pasi Ruçi siguroi përgjime për dy vëllezër të dyshuar për aktivitet kriminal, ai takoi nënën e tyre dhe i kërkoi para për të mbyllur hetimet.
  • Nëna kishte telefonuar djemtë për t’i treguar bisedën me policin dhe komunikimet u regjistruan.

Oficeri i Komisariatit të Sarandës, Edmond Ruçi, që u arrestua nga AMP, ka të bëjë me një rast korrupsioni. Pasi Ruçi siguroi përgjime për dy vëllezër të dyshuar për aktivitet kriminal, ai takoi nënën e tyre dhe i kërkoi para për të mbyllur hetimet. Nëna kishte telefonuar djemtë për t’i treguar bisedën me policin dhe komunikimet u regjistruan. Por gjithçka u fundos nga vetë përgjimet e kryera nga oficeri, pasi kur Edmond Ruçi dorëzoi materialet në Prokurori, pa kuptuar dorëzoi edhe provat kundër vetes, duke mos i hequr ato nga materialet. Pas zbardhjes së bisedave, Prokuroria urdhëroi edhe arrestimin e tij.

Lini një Përgjigje