Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës mëngjesin e sotëm, ku një atentat mafioz ka rezultuar në vdekjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve. Sipas burimeve, një person është arrestuar në lidhje me këtë krim. Autori, i armatosur me një kallashnikov, ka qëlluar me breshëri në drejtim të një tavoline në një lokal të qendrës së Shkodrës, ku ndodheshin Armando Pali dhe Erogen Vaso, i njohur si Brajoviç. Si pasojë e të shtënave, Armando Pali ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa Erogen Vaso ka mbetur i plagosur. Të dy ata ishin në të njëjtën tavolinë dhe kishin një miqësi të ngushtë. Dyshimet e para sugjerojnë se Vaso ka qenë objektivi i atentatit. Ngjarja ka ndodhur brenda disa sekondash, kur autori ka hyrë në lokal dhe ka hapur zjarr. Përveç viktimave, një grua dhe kamarieri i lokalit janë plagosur si pasojë e të shtënave.
Arrestimi i autorit të atentatit në Shkodër, dy të vdekur