Pikat kryesore
- Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri ka thënë se rezultatin e balotazhit e sheh si vullnet të qytetarëve të Mitrovicës, për të cilët ka thënë se shpreh vullnet dhe mirënjohje.
- Tahiri ka thënë se e uron Faton Pecin për fitoren në këto zgjedhje.
- “Shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen, e shoh si vullnet të qytetarëve të Mitrovicës.
Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri ka thënë se rezultatin e balotazhit e sheh si vullnet të qytetarëve të Mitrovicës, për të cilët ka thënë se shpreh vullnet dhe mirënjohje. Tahiri ka thënë se e uron Faton Pecin për fitoren në këto zgjedhje. “Shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen, e shoh si vullnet të qytetarëve të Mitrovicës. S’kam pasur komunikim me Pecin, por do ta uroj edhe atë… po e uroj “, ka thënë Tahiri në Rtv Dukagjini. Në fund, lidhur me ankesa e parregullsi, Tahiri ka thënë se po merren ekipet dhe se do të vazhdojnë të merren me ato çështje. “Për ankesa e fakte ekipet po i grumbullojnë dhe ajo pjesë do të vazhdojë”, ka thënë Tahiri.