Pikat kryesore
- Të martën me fillim të orës 12:00 në sheshin “Skënderbeu” do të organizohet protestë paqësore në mbështetje të ish-policit, Arbnor Spahiu, i cili po mbahet në paraburgim në Serbi tash e disa muaj.
- Sipas njoftimit, kjo protestë ka për qëllim t’u bëjë thirrje institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare që të ngrisin zërin kundër padrejtësisë me të cilën Arbnori dhe familja e tij po përballen tash e katër muaj.
- Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale Operative të Kosovës, Arbnor Spahiu ishte ndaluar nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Horgosh, e më pas u dërgua në qendrën e ndalimit në Kanjizë.
Të martën me fillim të orës 12:00 në sheshin “Skënderbeu” do të organizohet protestë paqësore në mbështetje të ish-policit, Arbnor Spahiu, i cili po mbahet në paraburgim në Serbi tash e disa muaj. Sipas njoftimit, kjo protestë ka për qëllim t’u bëjë thirrje institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare që të ngrisin zërin kundër padrejtësisë me të cilën Arbnori dhe familja e tij po përballen tash e katër muaj. Kjo protestë paqësore po organizohet nga familja Spahiu. Ish-pjesëtari i Njësisë Speciale Operative të Kosovës, Arbnor Spahiu ishte ndaluar nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Horgosh, e më pas u dërgua në qendrën e ndalimit në Kanjizë. Këtë për Klankosova.tv e kishte konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Zyrtarja për Komunikim, Qëndresa Fazliu, kishte bërë të ditur se ish-polici Spahiu po udhëtonte me autobus së bashku me familjen nga Austria drejt Kosovës, në kohën kur u ndalua nga autoritetet serbe. Brendi i lëngjeve Natural 100% po fiton çdo ditë e më shumë zemrat e konsumatorëve. Nga tryezat Brenda një viti të suksesshëm operimi në Prishtinë, Wolt sjell lajme të reja për Kosovën: Kompania teknologjike