Arbëreshët, ADN-jonë kulturore/ Emil Lafe: Fillesat e Rilindjes janë që në Itali. De Rada…

Arbëreshët, ADN-jonë kulturore/ Emil Lafe: Fillesat e Rilindjes janë që në Itali. De Rada…

Pikat kryesore

  • Në emisionin “Të gjitha rrugët të çojnë në Romë” në ABC News, profesori Emil Lafe theksoi rëndësinë e angazhimit të shtetit shqiptar për ruajtjen e identitetit arbëresh.
  • “E shikoj si një angazhim të shtetit shqiptar, që bota arbëreshe të mbetet si bota arbëreshe.
  • Ndërhyrja e shtetit shqiptar që gjen përkrahje entuziaste në mjedisin arbëresh, atë që ne e quajmë bota arbëreshe, është një veprim shumë domethënës për atë diasporë historike.

Në emisionin “Të gjitha rrugët të çojnë në Romë” në ABC News, profesori Emil Lafe theksoi rëndësinë e angazhimit të shtetit shqiptar për ruajtjen e identitetit arbëresh. Ai u shpreh se ndërhyrja institucionale nga Tirana, e mirëpritur me entuziazëm nga komuniteti arbëresh, përfaqëson një hap domethënës për mbështetjen e kësaj diaspore historike, e cila ka luajtur një rol kyç në Rilindjen Kombëtare. Lafe kujtoi figurën e Jeronim de Radës, të cilin e cilësoi si themelues të letërsisë, shtypit dhe gjuhës shqipe në nivel të lartë, duke e vlerësuar si një simbol të kulturës arbëreshe, ndërsa në studio ishte i pranishëm edhe stërnipi i tij. “E shikoj si një angazhim të shtetit shqiptar, që bota arbëreshe të mbetet si bota arbëreshe. Ndërhyrja e shtetit shqiptar që gjen përkrahje entuziaste në mjedisin arbëresh, atë që ne e quajmë bota arbëreshe, është një veprim shumë domethënës për atë diasporë historike. Kanë luajtur një rol shumë të rëndësishme në historinë moderene, që nga Rilindja. Fillesat e Rilindjes janë që në Itali dhe atje ne kemi një personalitet shumë të rëndësishëm siç është Jeronim de Rada. Stërnipi i tij ishte këtu i pranishëm. De Rada është shkrimtari i parë, themeluesi i letërsisë shqiptare, i shtypit shqiptar, dhe gjuhës shqipe në një nivel të lartë. De Rada ishte një simbol i kulturës arbëreshe”, tha Emil Lafe./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! “Gjuha shqipe kërkon t’i mbrohet dinjiteti”, Emil Lafe: Duhet të ketë një mbrojtje ligjore “Më pyet, cili është flamuri im…”, edhe shqiptarët jashtë kufijve, 28 nëntorin e përjetojnë si festë për identitetin e tyre kombëtar 2-vjeçarja shqiptare ambasadore në Itali, gjithçka nisi nga historia e emrit të veçantë të saj

Lini një Përgjigje