‘Analfabete, ti je në arrati jo unë’, Fero i kundërpërgjigjet Arbenitës

Pas deklaratës së gjatë të Arbenita Ismajlit, ku modelja hodhi akuza të rënda ndaj ish-partnerit të saj Fero, nuk ka vonuar përgjigjja e reperit.

Ai shton se fama e saj e vogël erdhi vetëm nga fakti se ishte pranë tij, duke i mohuar gjithë akuzat që ajo kishte bërë.

Reperi pretendon se Arbenita ka folur vetëm pas shpalljes së urdhërarrestit ndaj tij, duke e akuzuar se po përpiqet ta njollosë publikisht.

“ Gjykata do të merret me shpifjet e tua ,” shkruan ai, duke e mbyllur me fjalët: “ Ti je ajo që je në arrati, jo unë.” Ky reagim e ndez edhe më shumë sagën e bujshme mes dy ish-partnerëve, e cila tashmë është kthyer në një përplasje publike mes akuzave dhe kundërpërgjigjeve të ashpra.

Lini një Përgjigje