Pikat kryesore
- Evita Sh.p.k, në pronësi të biznesmenit të Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeut, merr të tjera para publike nga buxheti i shtetit për shëndetësinë.
- Bëhet fjalë për një tender që do të furnizojë shërbimin e kardiokirurgjisë me age apo pajisje të tjera gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale kardiake.
- Totali i asaj që ofron Evita Sh.p.k është afro 660 milion lekë, ndërsa konkurrenti tjetër u ofrua me afro 540 milion lekë, me një diferencë jo të vogël, por që u skualifikua.
Evita Sh.p.k, në pronësi të biznesmenit të Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeut, merr të tjera para publike nga buxheti i shtetit për shëndetësinë. Bëhet fjalë për një tender që do të furnizojë shërbimin e kardiokirurgjisë me age apo pajisje të tjera gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale kardiake. Totali i asaj që ofron Evita Sh.p.k është afro 660 milion lekë, ndërsa konkurrenti tjetër u ofrua me afro 540 milion lekë, me një diferencë jo të vogël, por që u skualifikua. Në dokumentet e publikuara nga Operator i Blerjeve të Përqendruara thuhet se rivali i Klodian Allajbeut në këtë garë skualifikohet pasi nuk plotëson specifikimet teknike, duke fitues Evita Sh.p.k të Klodian Allajbeut. Deri më 23 dhjetor është një periudhë ku kompania e skualifikuar mund të ankimojë fituesin e këtij tenderi, që ka fituar edhe tendera dhe koncesione të tjera nga buxheti i shëndetësisë.