Alizoti akuza Ramës: Jemi në diktaturë, kryeministri po shkel Kushtetutën, të vijë në…

Alizoti akuza Ramës: Jemi në diktaturë, kryeministri po shkel Kushtetutën, të vijë në…

Pikat kryesore

  • Ditën e sotme, në seancën plenare në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, u shpreh se kryeministri Edi Rama po shkelte Kushtetutën e Shqipërisë, duke iu shmangur interpelancave për dhënie llogarie.
  • Ndërsa kërkoi ardhjen e kreut të mazhorancës për t’iu përgjigjur pyetjeve të opozitës për problematikat e ngritura, ai shpjegoi se Shqipëria ka hyrë në diktaturë, ku edhe kreu i ekzekutivit e shpërfill ligjin.
  • “Po kujtoj nenin 80 të Kushtetutës që Kryeministri të mos i shmanget interpelancës, Kushtetuta përcakton themelin e shtetit.

Ditën e sotme, në seancën plenare në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, u shpreh se kryeministri Edi Rama po shkelte Kushtetutën e Shqipërisë, duke iu shmangur interpelancave për dhënie llogarie. Ndërsa kërkoi ardhjen e kreut të mazhorancës për t’iu përgjigjur pyetjeve të opozitës për problematikat e ngritura, ai shpjegoi se Shqipëria ka hyrë në diktaturë, ku edhe kreu i ekzekutivit e shpërfill ligjin. “Po kujtoj nenin 80 të Kushtetutës që Kryeministri të mos i shmanget interpelancës, Kushtetuta përcakton themelin e shtetit. Dhe kur kryeministri shkel nenin bazë, që është Kushtetuta, imagjinoni se çfarë ndodh. Ka shumë zotërinj të nderuar që duan të diskutojnë me kryeministrin e vendit. Na thoni a është më Republikë Parlamentare Shqipëria apo jo”, tha ai mes të tjerash. Gjithashtu, Alizoti shtoi se ligji dhe Kushtetuta janë bërë që të ndalojnë “epshin e liderave”, pasi në të kundërt kemi diktaturë.

Lini një Përgjigje