Pikat kryesore
- “Akoma nuk janë përzhitur flakët e molotovëve dhe nuk është tharë ende uji në kurrizin e Berishës nga autobotët e as loti në sytë e tij nga gazi lotsjellës…
- dhe befasisht i shohim të bien dakord për një projektrezolutë për integrimin…
- një paralajmërim për marrëveshje të tjera okulte që nuk i sjellin asgjë të mirë shqiptarëve”.
“Akoma nuk janë përzhitur flakët e molotovëve dhe nuk është tharë ende uji në kurrizin e Berishës nga autobotët e as loti në sytë e tij nga gazi lotsjellës… dhe befasisht i shohim të bien dakord për një projektrezolutë për integrimin… një paralajmërim për marrëveshje të tjera okulte që nuk i sjellin asgjë të mirë shqiptarëve”. Kështu mendon ish-deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj për paktin e fundit mes mazhorancës dhe opozitës që u finalizua me një rezolutë në parlament e votuar nga dy palët. Në një intervistë për TemA, Alibeaj komenton të nënkuptuarën e kësaj marrëveshjeje të re, e cila sipas tij nuk ka asnjë lidhje me integrimin, dhe asgjë të mirë në vazhdimësi veçse me pazare mes Ramës dhe Berishës për të mbajtur secili pozicionin e tij, njëri në pushtet absolut dhe tjetri në krye të një partie që shërben sipas tij vetëm për plotësimin e interesave personale dhe ato të familjes. Sipas Alibeajt, Berisha ka hequr dorë përfundimisht nga përpjekja për ta sjellë partinë në pushtet dhe e ka kthyer PD nga parti alternative për të qeverisur në një parti përplotësuese të pushtetit të Ramës, pra ka ndryshuar funksionin e partisë së tij si një instrument për të plotësuar interesa familjare dhe të enturazhit të tij. Rezoluta dhe votat e bashkuara të Berishës me Ramën, sipas Alibeajt, paralajmërojnë të tjera marrëveshje okulte, të cilat sipas tij, asgjë të mirë nuk i kanë sjellë shqiptarëve qysh prej marrëveshjes së vitit 2008 e deri tani dhe asgjë e mirë nuk pritet në vazhdimësi prej këtyre pakteve të fshehta. I quan një kope skllevërish ata që miratojnë gjithçka vendos Berisha me dorë të fortë në një parti që është katandisur si zgjatim i pushtetit të Edi Rama dhe ku përfitojnë financiarisht konkretisht Berisha, familja e tij dhe njerëzit e tij të afërt në PD.