Pikat kryesore
- Pas kallëzimit në SPAK për financimin prej 4.2 milionë eurosh të koncertit të Kanye Ëest, Partia Demokratike ka depozituar sërish sot një tjetër kallëzim penal për kryeministrin Edi Rama në lidhje me “Albanian Files”.
- PD pretendon se tarifat e larta të projektimit përbënin një mekanizëm për të siguruar miratimin e lejeve nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit dhe Këshilli Kombëtar i Territorit.
- Në kallëzim përmendet edhe projekti “Sun Moon Star”, një kullë 44-katëshe në Tiranë, si shembull i mënyrës së funksionimit të kësaj skeme.
Pas kallëzimit në SPAK për financimin prej 4.2 milionë eurosh të koncertit të Kanye Ëest, Partia Demokratike ka depozituar sërish sot një tjetër kallëzim penal për kryeministrin Edi Rama në lidhje me “Albanian Files”. Në kallëzimin që mban firmën e kreut të grupit demokrat Gazment Bardhi, PD e akuzon kreun e qeverisë për “shpërdorim detyre”, “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”, në formën e “grupit të strukturuar kriminal”, në lidhje me çështjen e quajtur “Albanian Files”. PD pretendon se tarifat e larta të projektimit përbënin një mekanizëm për të siguruar miratimin e lejeve nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit dhe Këshilli Kombëtar i Territorit. Në kallëzim përmendet edhe projekti “Sun Moon Star”, një kullë 44-katëshe në Tiranë, si shembull i mënyrës së funksionimit të kësaj skeme. Partia Demokratike kërkon nga SPAK nisjen e hetimeve për rolin e kryeministrit dhe zyrtarëve të tjerë të përfshirë në këtë çështje. Deri tani nuk ka një reagim nga kryeministri Edi Rama apo nga institucionet e përmendura në kallëzim. NJOFTIM PËR SHTYP I PD Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, përfaqësuar nga Kryetari i Grupit Parlamentar z. Gazment Bardhi, ka depozituar sot në SPAK kallëzimin penal kundër Kryeministrit Edi Rama, për veprat penale të “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, lidhur me aferën “ALBANIAN FILES”. Libri përmban rreth 520 projekte të hartuara nga studio ndërkombëtare të artitekturës në Shqipëri, duke filluar nga mesi i viteve 2000, kur shtetasi Edi Rama ishte Kryetar i Bashkisë Tiranë. Megjithatë, numri i këtyre projekteve u rrit në sasi dhe volume ndërtimi pas vitit 2020, kur shtetasi Edi Rama ishte në mandatin e tij të dytë si Kryeministër i Shqipërisë.