Pikat kryesore
- Makthi i sulmeve me raketa duket se po kthehet në Dubai, duke shkaktuar shqetësim tek banorët e Emirateve.
- Një mesazh i ardhur në telefon ka alarmuar qytetarët që jetojnë dhe banojnë në Dubai.
- Njëkohësisht, u rekomandohet të largohen nga dritaret, dyert dhe hapësirat e hapura, ndërsa theksohet se duhet të presin udhëzime të mëtejshme nga autoritetet kompetente.
Makthi i sulmeve me raketa duket se po kthehet në Dubai, duke shkaktuar shqetësim tek banorët e Emirateve. Një mesazh i ardhur në telefon ka alarmuar qytetarët që jetojnë dhe banojnë në Dubai. Mediat shkruajnë se pak pas orës 17:00 të mbrëmjes së së hënës, mijëra qytetarë morën një alarm urgjent sigurie në telefonat e tyre celularë, i cili fliste për një kërcënim të mundshëm me raketa dhe bënte thirrje për masa të menjëhershme mbrojtëse. Mesazhi, i cili u shfaq në anglisht dhe arabisht, paralajmëron se “për shkak të situatës aktuale, ekziston mundësia e kërcënimeve me raketa” dhe u kërkon qytetarëve të kërkojnë menjëherë strehim në ndërtesën më të afërt të sigurt. Njëkohësisht, u rekomandohet të largohen nga dritaret, dyert dhe hapësirat e hapura, ndërsa theksohet se duhet të presin udhëzime të mëtejshme nga autoritetet kompetente. Njoftimi mban firmën e Ministrisë së Brendshme, e cila i jep atij peshë të veçantë dhe përforcon ndjesinë se kjo është një masë parandaluese në kontekstin e gatishmërisë së shtuar.