Alarmohen gjigantët evropianë, Ousmane Dembele refuzon rinovimin me PSG-në

Alarmohen gjigantët evropianë, Ousmane Dembele refuzon rinovimin me PSG-në

Pikat kryesore

  • Sipas raportimit të RMC Sport, PSG i ka ofruar reprezentuesit francez një kontratë me vlerë rreth 30 milionë euro në vit, ndonëse marrëveshja aktuale e tij është e vlefshme deri në vitin 2028.
  • Megjithatë, përfaqësuesit e Dembeles po kërkojnë pothuajse dyfishin e kësaj shume, çka bën që bisedimet të jenë ende larg një marrëveshjeje konkrete.
  • Roli vendimtar i Dembeles në këtë sukses historik ka forcuar ndjeshëm pozitat e tij në negociata, me anësorin që kërkon një pagë që pasqyron statusin e tij aktual si lojtarit më i mirë në botë.

Sipas raportimit të RMC Sport, PSG i ka ofruar reprezentuesit francez një kontratë me vlerë rreth 30 milionë euro në vit, ndonëse marrëveshja aktuale e tij është e vlefshme deri në vitin 2028. Megjithatë, përfaqësuesit e Dembeles po kërkojnë pothuajse dyfishin e kësaj shume, çka bën që bisedimet të jenë ende larg një marrëveshjeje konkrete. 28-vjeçari vjen pas një sezoni të jashtëzakonshëm 2024/25, i cili u kurorëzua me fitimin e Topit të Artë, çmimit “The Best” nga FIFA dhe trofeut të Lojtarit më të Mirë të Ligës së Kampionëve, ndërsa PSG arriti të fitojë për herë të parë në histori titullin evropian. Roli vendimtar i Dembeles në këtë sukses historik ka forcuar ndjeshëm pozitat e tij në negociata, me anësorin që kërkon një pagë që pasqyron statusin e tij aktual si lojtarit më i mirë në botë. Ndërkohë, PSG është duke shtyrë përpara një projekt të madh përforcimesh, por njëkohësisht po tregohet e kujdesshme për ruajtjen e ekuilibrit në strukturën e pagave. Klubi po favorizon kontrata me bonuse të larta, një strategji që dështoi verën e kaluar në rastin e Gianluigi Donnarumma, i cili përfundimisht u largua drejt Manchester Cityt. E njëjta qasje po ndiqet edhe në rastin e Dembeles, teksa drejtuesit parizienë synojnë të blindojnë lojtarë kyç si Willian Pacho, pa e rritur ndjeshëm nivelin e pagave fikse në skuadër. Studentët e UNI-UNI – Universum International College Powered by Arizona State University arritën sukses të jashtëzakonshëm duke Nëse Düsseldorfi është destinacioni juaj, PrishtinaTicket ju ofron fluturime direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës çdo ditë, 01/09/2026 21:58 FC Prishtina huazon Diar Halilin te skuadra shqiptare 01/09/2026 21:43 Alarmohen gjigantët evropianë, Ousmane Dembele refuzon rinovimin me PSG-në 01/09/2026 20:09 Liverpuli zyratrizon transferimin e mbrojtësit 18-vjeçar

Lini një Përgjigje