Pikat kryesore
- Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 27 prill, ora 11:00, për zhvillimin e seancës së parë në themel për ish-presidentin Ilir Meta dhe 4 të pandehurit e tjerë.
- Trupa gjykuese e përbërë nga Etleva Deda, Atalanta Zeqiraj dhe Besmir Stroka caktoi 27 prillin si datë në të cilën do të nisë seanca e parë në themel.
- Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë kërkuar gjykim të zakonshëm, ndërsa Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku formën e procedurës së shkurtuar.
Gjykata e Posaçme ka caktuar datën 27 prill, ora 11:00, për zhvillimin e seancës së parë në themel për ish-presidentin Ilir Meta dhe 4 të pandehurit e tjerë. Trupa gjykuese e përbërë nga Etleva Deda, Atalanta Zeqiraj dhe Besmir Stroka caktoi 27 prillin si datë në të cilën do të nisë seanca e parë në themel. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë kërkuar gjykim të zakonshëm, ndërsa Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixho dhe Ema Çoku formën e procedurës së shkurtuar. Mbi këtë kërkesë do të shprehet trupa gjykuese në themel, në rast se do të pranohet ndarja e Kryemadhit dhe e Metës nga tre të pandehurit e tjerë, apo nëse ata do të gjykohen si grup. Prokuroria e Posaçme e akuzon Metën dhe Kryemadhin për veprat penale pastrim parash, korrupsion pasiv dhe mosdeklarim e fshehje pasurie./ abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Kushtetuesja vendos për Metën/ Shqyrton sot kërkesën për heqjen e masës “arrest në burg” Meta, tjetër kërkesë për liri/ Ish Presidenti bën sërish rekurs në Gjykatën e Lartë