Pikat kryesore
- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka vendosur masën e bllokimit për disa produkte të bulmetit në një baxho në qarkun e Fierit.
- Në njoftimin e AKU-së bëhet e ditur se janë bllokuar 1400 kg krem gjalpi, 2415 kg moxarella, 90 kg gjalpë i freskët lope dhe 100 kg gjizë.
- Gjithashtu për shkeljet e konstatuara, ndaj subjektit është vendosur gjobë në vlerën e 250.000 lekëve, ndërsa produktet e pasigurta janë bllokuar me destinacion asgjësimin e tyre.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka vendosur masën e bllokimit për disa produkte të bulmetit në një baxho në qarkun e Fierit. Në njoftimin e AKU-së bëhet e ditur se janë bllokuar 1400 kg krem gjalpi, 2415 kg moxarella, 90 kg gjalpë i freskët lope dhe 100 kg gjizë. Sipas AKU-së gjatë kontrollit zyrtar, inspektorët konstatuan se subjekti ushtronte aktivitetin në mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë së produkteve ushqimore, nuk implementonte sistemin e vetëkontrollit (HACCP), si dhe tregtonte produkte pa etiketë. Gjithashtu për shkeljet e konstatuara, ndaj subjektit është vendosur gjobë në vlerën e 250.000 lekëve, ndërsa produktet e pasigurta janë bllokuar me destinacion asgjësimin e tyre. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në vijim të transparencës dhe informimit të publikut dhe në zbatim të legjislacionit në fuqi, bën me dije se në kuadër të kontrolleve të ushtruara, Drejtoria e Përgjithshme e AKU-së, përmes Sektorit të Monitorimit dhe Hetimit Ushqimor, referuar indicios së ardhur, ka kryer kontroll zyrtar në një subjekt me aktivitet “Baxho/Përpunim qumështi” në qarkun e Fierit. Gjatë kontrollit zyrtar, trupa inspektuese konstatoi se subjekti ushtronte aktivitetin në mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë së produkteve ushqimore, nuk implementonte sistemin e vetëkontrollit (HACCP), si dhe tregtonte produkte pa etiketë. Informojmë se për shkeljet e konstatuara, ndaj subjektit është marrë masa administrative “Gjobë” në vlerën e 250.000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë, ndërsa produktet e pasigurta janë bllokuar me destinacion asgjësimin e tyre. AKU garanton konsumatorët se do të vijojë kontrollet rigoroze në mbrojtje të shëndetit publik dhe inkurajon qytetarët që t’i drejtohen AKU-së në çdo rast që konstatojnë cenim të sigurisë ushqimore në emailin zyrtar info@aku.gov.al, si dhe në numrin e gjelbër 08007575.