Aksioni në Fushë Kuqe e Shkodër/ Arrestohen dy ‘ushtarët’ e Vis Martinajt, njëri prej…

Aksioni në Fushë Kuqe e Shkodër/ Arrestohen dy ‘ushtarët’ e Vis Martinajt, njëri prej…

Pikat kryesore

  • Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksionin e RENEA-s në Dobraç të Shkodrës dhe në Fushë Kuqe të Kurbinit, ndërsa janë identifikuar dy të arrestuarit.
  • Merlika akuzohet si pjesëmarrës në planin për eliminimin e Indrit Dokles, sipas porosisë së Ervis Martinajt.
  • Sakaq, i arrestuari Elvin Mërlika ka qenë pjesë e grupit të Ervis Martinajt, i në kërkim për operacionin ‘Plumbi i Artë’.

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me aksionin e zhvilluar nga forcat speciale RENEA në zonën e Dobraçit, në Shkodër, si edhe në Fushë Kuqe të Kurbinit, ku janë identifikuar dy persona të arrestuar në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK).

Sipas burimeve hetimore, një nga të arrestuarit, Elvin Mërlika, akuzohet se ka qenë pjesë e grupit kriminal të Ervis Martinajt dhe rezulton i përfshirë në planin për eliminimin e Indrit Dokles, me porosi të këtij të fundit. Mërlika është gjithashtu person në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Plumbi i Artë”.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale të:

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Indrit Dokle,

“Grupi i strukturuar kriminal”,

“Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”,
të kryera në bashkëpunim të posaçëm, si dhe në dëm të personave të tjerë të lidhur me ngjarjen.

Ndërkohë, sipas dosjes hetimore, Alket Xhixha dyshohet se ka luajtur rol ndërmjetësues, duke mundësuar takimin mes Nuredin Dumanit dhe Ervis Martinajt. Emrat e të arrestuarve kanë dalë në pah pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani.

Gjatë aksionit, në qytetin e Shkodrës është shoqëruar edhe një person tjetër për verifikime të mëtejshme, ndërsa një automjet i dyshuar si i vjedhur është vënë nën mbikëqyrjen e Policisë së Shtetit.

Aksionet janë zhvilluar për llogari të hetimeve të thelluara që po kryen SPAK, në kuadër të zbardhjes së aktivitetit të grupeve të strukturuara kriminale dhe lidhjeve të tyre me ngjarje të rënda kriminale.

Lini një Përgjigje