Aksion policor kundër fajdesë dhe shpëlarjes së parave, bastisje në katër lokacione në…

Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, kanë arrestuar dy persona, B.M dhe Q.M, nën dyshimet për përfshirje në disa vepra penale “fajde”, “shpëlarje e parave”, “kanosje”, “falsifikim dokumentesh” dhe “mashtrim”. Gjatë bastisjeve, hetuesit kanë sekuestruar prova materiale të cilat pritet të përdoren në procedurat penale kundër të arrestuarve. Pas intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës, Prokuroria Speciale ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarve për 48 orë. Policia e Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar për të trajtuar çdo informacion dhe dyshim për krime të organizuara me profesionalizëm dhe bashkëpunim të ngushtë me institucionet e drejtësisë, me qëllim që të gjithë kryesit e veprave penale të vihen përpara përgjegjësisë ligjore. Tragjedi në Sri Lanka: Autobusi bie nga një shkëmb, të paktën 15 viktima Studimi i NASA: Udhëtimi në hapësirë ​​mund të përshpejtojë plakjen Sveçla nuk e komenton konstituimin e Kuvendit Hamiti: Qeveria e Vetëvendosjes po sundon kundërligjshëm si Qeveri e Kosovës

Lini një Përgjigje