Pikat kryesore
- Prej ditësh po vijojnë kontrollet në burgjet e rretheve të ndryshme të vendit, ndërsa mësohet se sot policia ka bastisur institucionet e vuajtjes së dënimit në Fier, Vlorë e Peqin.
- Lajmi për kontrollet e befasishme të realizuara ditën e sotme u konfirmua nga vetë Drejtoria e Burgjeve, ku zbulohet se janë gjetur dhe sekuestruar një sërë sendesh të ndaluara.
- Sakaq, bëhet me dije se kontrollet do të vijojnë dhe në burgjet e qyteteve të tjera me qëllim goditjen e sendeve të ndaluara.
Prej ditësh po vijojnë kontrollet në burgjet e rretheve të ndryshme të vendit, ndërsa mësohet se sot policia ka bastisur institucionet e vuajtjes së dënimit në Fier, Vlorë e Peqin. Lajmi për kontrollet e befasishme të realizuara ditën e sotme u konfirmua nga vetë Drejtoria e Burgjeve, ku zbulohet se janë gjetur dhe sekuestruar një sërë sendesh të ndaluara. Sakaq, bëhet me dije se kontrollet do të vijojnë dhe në burgjet e qyteteve të tjera me qëllim goditjen e sendeve të ndaluara.