Pikat kryesore
- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kaluar në zonën e Fanit, në Mirditë, ku gjashtë të mitur kanë mbetur të plagosur.
- Të gjithë të rinjtë e përfshirë në aksident mësohet se janë kushërinj me njëri-tjetrin.
- Sipas informacioneve paraprake, automjeti dyshohet se drejtohej nga një 16-vjeçar, i cili kishte marrë makinën, ndërsa për shkaqe ende të paqarta ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një shtyllë ndriçimi.
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kaluar në zonën e Fanit, në Mirditë, ku gjashtë të mitur kanë mbetur të plagosur. Të gjithë të rinjtë e përfshirë në aksident mësohet se janë kushërinj me njëri-tjetrin. Sipas informacioneve paraprake, automjeti dyshohet se drejtohej nga një 16-vjeçar, i cili kishte marrë makinën, ndërsa për shkaqe ende të paqarta ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një shtyllë ndriçimi. Si pasojë e përplasjes, të gjashtë të miturit kanë pësuar dëmtime dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore. Burime paraprake bëjnë me dije se një vajzë 12-vjeçare dyshohet se ka pësuar frakturë në legen, ndërsa dy të mitur të tjerë kanë marrë fraktura në gjymtyrë. Edhe katër fëmijët e tjerë kanë pësuar dëmtime të ndryshme. Pas marrjes së ndihmës së parë, ata janë transportuar drejt spitaleve në Tiranë për trajtim më të specializuar. Për transportimin e të plagosurve u angazhuan gjashtë autoambulanca. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në humbjen e kontrollit të automjetit.