Aksident në aksin Rrëshen-Skuraj/ Policia jep detaje: 7 persona të plagosur, mes tyre dy…

Aksident në aksin Rrëshen-Skuraj/ Policia jep detaje: 7 persona të plagosur, mes tyre dy…

Pikat kryesore

  • Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me aksidentin e regjistruar paraditen e kësaj të diele në aksin Rrëshen–Skuraj, në vendin e quajtur Fang, ku dy automjete u përplasën me njëri-tjetrin.
  • Sipas njoftimit paraprak të uniformave blu, nga përplasja kanë mbetur të dëmtuar drejtuesit e mjeteve dhe pesë pasagjerë, mes tyre edhe dy të mitur të moshave 12 dhe 9 vjeç.
  • Të gjithë të lënduarit janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe, sipas bluzave të bardha, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka dhënë informacion zyrtar lidhur me aksidentin e regjistruar paraditen e kësaj të diele në aksin Rrëshen–Skuraj, në vendin e quajtur Fang, ku dy automjete u përplasën me njëri-tjetrin. Sipas njoftimit paraprak të uniformave blu, nga përplasja kanë mbetur të dëmtuar drejtuesit e mjeteve dhe pesë pasagjerë, mes tyre edhe dy të mitur të moshave 12 dhe 9 vjeç. Të gjithë të lënduarit janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe, sipas bluzave të bardha, ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Milot/Informacion paraprak Më datë 19.07.2026, rreth orës 11:00, në aksit rrugor Rrëshen–Skuraj, në vendin e quajtur Fang, automjeti me drejtues shtetasin D. L. është përplasur me automjetin tjetër me drejtues shtetasin A. L. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët Y. L., K. L. dhe A. L., si dhe dy të mitur, 12-vjeç dhe 9-vjeç. Të dëmtuarit janë transportuar për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Lini një Përgjigje