Pikat kryesore
- Një aksident kokë më kokë mes dy automjeteve, ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e njohur si “Kthesa e Liqenit” në aksin Fier-Levan.
- Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar tre persona të cilët janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
- Bëhet me dije se pasagjerët që ndodheshin në automjetin “Fiat” po ktheheshin nga një dasmë.
Një aksident kokë më kokë mes dy automjeteve, ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e njohur si “Kthesa e Liqenit” në aksin Fier-Levan. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar tre persona të cilët janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Bëhet me dije se pasagjerët që ndodheshin në automjetin “Fiat” po ktheheshin nga një dasmë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.