Pikat kryesore
- Një 39 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Lushnje.
- Ngjarja ndodhi në fshatin Çermë Shkumbin në rrugën Çermë-Divjakë.
- Dy mjete, një tip BMW dhe një Opel janë përplasur kokë më kokë.
Një 39 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Lushnje. Ngjarja ndodhi në fshatin Çermë Shkumbin në rrugën Çermë-Divjakë. Dy mjete, një tip BMW dhe një Opel janë përplasur kokë më kokë. Nga ky aksident ka humbur jetën 39 vjeçari Barjam Kacani që udhëtonte me Opel dhe u plagosën 5 shtetas të tjerë që udhëtonin në BMW, tre prej të cilëve fëmijë. Burime nga spitali i Lushnjes ku i transportuan të lënduarit, bëjnë me dije se fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi i punës nën drejtimin e prokurorisë po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit ku humbi jetën 39 vjeçari baba i tre fëmijëve. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aksident në “Rrugën e Kombit”/ Gjashtë të lënduar, një në gjendje të rëndë Tragjedi në Ugandë/ Autobusi me nxënës del nga rruga, humbin jetën 21 persona Doli nga rruga, humb jetën shoferi 19-vjeçar në Elbasan