Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë/ Përplasen 5 automjete, mes të plagosurve edhe…

Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë/ Përplasen 5 automjete, mes të plagosurve edhe…

Pikat kryesore

  • Mesditën e sotme, një aksident i shumëfishtë ka ndodhur në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Fratar në Mallakastër.
  • Sipas burimeve policore, pesë automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e goditjes së fortë janë lënduar tre persona, 1 shqiptar dhe 2 gjermanë.
  • Ata janë transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Mesditën e sotme, një aksident i shumëfishtë ka ndodhur në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Fratar në Mallakastër. Sipas burimeve policore, pesë automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë e goditjes së fortë janë lënduar tre persona, 1 shqiptar dhe 2 gjermanë. Ata janë transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti zinxhir. Ndërkohë, si pasojë e aksidentit trafiku u paralizua për minuta të tëra duke shkaktuar radhë kilometrike.

Lini një Përgjigje