Aksident i katërfishtë në rrugën Maqellarë-Peshkopi, dy të plagosur

Aksident i katërfishtë në rrugën Maqellarë-Peshkopi, dy të plagosur

Pikat kryesore

  • Aksident i katërfishtë në rrugën Maqellarë-Peshkopi, dy të plagosur Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur “Grevë”.
  • Ende nuk dihet numri i saktë i të plagosurve, por raportohet se dy persona kanë mbërritur në spitalin e Peshkopisë.
  • Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.

Aksident i katërfishtë në rrugën Maqellarë-Peshkopi, dy të plagosur Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur “Grevë”. Ambulanca është nisur drejt vendngjarjes. Ende nuk dihet numri i saktë i të plagosurve, por raportohet se dy persona kanë mbërritur në spitalin e Peshkopisë. Dyshohet se shkak i aksidentit është lagështira në rrugë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit. Rreth orës 08:40, në aksin rrugor Maqellarë–Peshkopi, dyshohet se si pasojë e lagështirës në rrugë, janë përplasur katër automjete me drejtues shtetasit U.L., F.P., I.R. dhe H.H. Si pasojë e përplasjes, është lënduar njëri nga drejtuesit, shtetasi H.H., si edhe një pasagjere, shtetasja I.L. Të dy po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. loading…

Lini një Përgjigje