Aksi Qafë Plloçë-Qukës i mbyllur përkohësisht, pesë fshatra të bllokuar në Korçë

Aksi Qafë Plloçë-Qukës i mbyllur përkohësisht, pesë fshatra të bllokuar në Korçë

Pikat kryesore

  • Në qarkun e Korçës situata vijon të jetë e qëndrueshme nga shirat dhe dëbora, ku nuk janë raportuar probleme të reja në asnjë zonë.
  • Situata paraqitet e qëndrueshme dhe po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat përgjegjëse.
  • Gjatë ditës së sotme po vijojnë punimet në disa bashki të qarkut.

Në qarkun e Korçës situata vijon të jetë e qëndrueshme nga shirat dhe dëbora, ku nuk janë raportuar probleme të reja në asnjë zonë. Situata paraqitet e qëndrueshme dhe po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat përgjegjëse. Gjatë ditës së sotme po vijojnë punimet në disa bashki të qarkut. Në Bashkinë Maliq po kryhet forcimi i argjinaturës së lumit Devoll, si dhe pastrimi i dherave në rrugën e fshatit Mesmal. Në Bashkinë Pogradec vijojnë punimet për rehabilitimin e rrugës në fshatin Dunicë, Njësia Administrative Trebinjë. Ndërkohë, në bashkëpunim mes bashkive Devoll dhe Pogradec, është siguruar një mjet i rëndë me zinxhirë, i cili gjatë ditës së sotme do të nisë punën për hapjen e rrugës drejt pesë fshatrave të bllokuara në Njësinë Administrative Dardhas. Sipas ARRSH të gjitha akset rrugore janë të hapura, ndërsa vijon monitorimi dhe kriposja e segmenteve më problematike. Përjashtim bën aksi Qafë Plloçë–Qukës, ku po kryhen punime për pastrimin e inerteve nga shtrati i rrugës dhe qarkullimi është i mbyllur përkohësisht. Nga OSHEE bëhet e ditur se aktualisht 16 abonentë ruralë në zonat Krushovë dhe Prenisht janë pa energji elektrike, ndërsa linjat që furnizojnë konsumatorët e rëndësisë së veçantë funksionojnë normalisht. Ndërkohë, Hydropower Devoll njofton se përkohësisht do të mbyllen shkarkimet nga Diga e Moglicës, ndërsa situata do të vijojë të monitorohet nga afër. Strukturat përgjegjëse mbeten në gatishmëri dhe në koordinim të plotë për menaxhimin e situatës.

Lini një Përgjigje