Akili reagon pas eliminimit nga “Ferma VIP 3”: Populli e ka kuptuar padrejtësinë

Akili reagon pas eliminimit nga “Ferma VIP 3”: Populli e ka kuptuar padrejtësinë

Pikat kryesore

  • Eliminimi i Akil Varfit nga “Ferma VIP 3” vazhdon të jetë një nga momentet më të diskutuara të këtij sezoni, ndërsa vetë aktori duket se nuk e ka lënë pas mënyrën si u mbyll rrugëtimi i tij në reality show.
  • Akili u largua nga gara më 7 prill, pas një televotimi të fortë përballë Indrit, Gresës dhe Fairfax.
  • Megjithëse pati përpjekje nga moderatorja për ta bindur të qëndronte dhe të respektonte rrjedhën e lojës, Akili vendosi të vijonte sfidën deri në fund.

Eliminimi i Akil Varfit nga “Ferma VIP 3” vazhdon të jetë një nga momentet më të diskutuara të këtij sezoni, ndërsa vetë aktori duket se nuk e ka lënë pas mënyrën si u mbyll rrugëtimi i tij në reality show. Akili u largua nga gara më 7 prill, pas një televotimi të fortë përballë Indrit, Gresës dhe Fairfax. Situata u tensionua që në momentin kur Indri u i shpëtuari i parë nga publiku, çka e shtyu aktorin të reagojë menjëherë duke deklaruar se e kishte marrë mesazhin dhe se ishte gati të largohej pa e zgjatur më tej qëndrimin e tij në fermë. Megjithëse pati përpjekje nga moderatorja për ta bindur të qëndronte dhe të respektonte rrjedhën e lojës, Akili vendosi të vijonte sfidën deri në fund. Në një moment vendimtar, ai madje sakrifikoi në një lojë për të favorizuar Gresën, por në përfundim ishte vota e publikut ajo që vendosi largimin e tij përfundimtar. Por drama nuk ka përfunduar me daljen nga ferma. Vetëm pak orë para nisjes së Prime-it të radhës, aktori ka reaguar në rrjetet sociale, duke rikthyer vëmendjen mbi eliminimin e tij. Në një postim të shkurtër, por të ngarkuar me mesazh, ai shkruan: “Meqë krejt populli e ka kuptu padrejtësinë, s’po flas hiç”. Me këtë deklaratë, Akil Varfi lë të kuptohet se ndihet i penalizuar dhe i trajtuar padrejtësisht gjatë eksperiencës së tij në “Ferma VIP 3”.

Lini një Përgjigje