Pikat kryesore
- Haxhi Avdyli, deputet i Partisë Guxo në “DPT te Fidani” tha se beson që Glauk Konjufca do të votohet për kryeministër nga opozita.
- Siç thotë Avdyli, afërsia, mirëkuptimi, butësia e komunikimi i mirë më kolegët nga opozita i Konjufcës, do të bëj që ai të votohet.
- Sipas tij, situata e tensionuar iu konvenon PDK-së dhe LDK-së, pasi siç thotë ai,këto dy parti janë në ujëra të “turbullta”.
Haxhi Avdyli, deputet i Partisë Guxo në “DPT te Fidani” tha se beson që Glauk Konjufca do të votohet për kryeministër nga opozita. Siç thotë Avdyli, afërsia, mirëkuptimi, butësia e komunikimi i mirë më kolegët nga opozita i Konjufcës, do të bëj që ai të votohet. “Kandidati për kryeministër, Glauk Konjufca do ta ketë kohën e vetë, edhe besoj që afërsia e Glaukut, mirëkuptimi, butësia e tij dhe komunikimi i mirë që ka me kolegët e mirë nga opozita do të gjejë një gjuhë të përbashkët dhe do të votohet”, tha Avdyli. Sipas tij, situata e tensionuar iu konvenon PDK-së dhe LDK-së, pasi siç thotë ai,këto dy parti janë në ujëra të “turbullta”. “Për inati të Albinit nuk bën me vdek Kosova në kuptimin financiar, mendoj që ky inat është i paarsyeshëm dhe më shumë besoj që bazohet në problem që këta i kanë të brendshme. Dhe besoj që situata e tensionuar ju konvenon”, tha Avdyli. 🏡 Zgjedhja e sotme është një investim “Andrra Invest LLC” është pajisur me leje ndërtimi nga Komuna e Prishtinës pas plotësimit të kushteve të 11/04/2025 19:20 Çfarë dihet për personin që, sipas Kosovës, u rrëmbye nga Xhandarmëria serbe?