Adem Jashari, në Fier/ Statuja e heroit legjendar vendoset në oborrin e një shkolle

Adem Jashari, në Fier/ Statuja e heroit legjendar vendoset në oborrin e një shkolle

Pikat kryesore

  • Një lidhje e përjetshme si ajo mes Kosovës dhe Fierit është materializuar me statujën e heroit legjendar Adem Jashari.
  • Statuja e komandatit të UÇK-së, është vendosur në oborrin e shkollës 9-vjeçare “Trifon Prifti” në fshatin Hamil.
  • Në ceremoninë e përurimit morën pjesë ish-luftëtarë të UÇK-së, shqiptarë nga të gjitha trevat, deputetë dhe përfaqësues të lartë të pushtetit vendor.

Një lidhje e përjetshme si ajo mes Kosovës dhe Fierit është materializuar me statujën e heroit legjendar Adem Jashari. Statuja e komandatit të UÇK-së, është vendosur në oborrin e shkollës 9-vjeçare “Trifon Prifti” në fshatin Hamil. Në ceremoninë e përurimit morën pjesë ish-luftëtarë të UÇK-së, shqiptarë nga të gjitha trevat, deputetë dhe përfaqësues të lartë të pushtetit vendor. Inagurimi i shtatores së heroit legjendar ishte nismë e komunitetit kosovar të kësaj zone. Për skulptorin Gaz Gega, punimi I shatatores së heroit legjendar Adem Jashari është kulmi historik i punës së tij. Haki Gurguri, pjesëtar I një prej familjeve më të vjetra kosovare të shpërngulura në Myzeqe, mes emocionesh tregon se si parardhësit e tyre e kanë kultivuar tek ta ndjenjën e patriotizmit. Në njësinë administrative Dërmenas jeton një komunitet i madh kosovarësh të cilët mbërriten gjatë viteve 1930. Qindra kosovarë të shpërngulur nga lufta në Kosovë në vitin 1999, u strehuan këtu e madje fëmijët e tyre frekuentuan edhe shkollat e zonës. /abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! VIDEO/ Aksident në Fier, makina përplaset me motorin Tragjike në Fier/ Fermeri humb jetën teksa ishte duke punuar tokën me traktor Misteri në Fier, legjenda dhe e vërteta e gurit të “Shën Janit”

Lini një Përgjigje