Pikat kryesore
- Vitet e fundit është shtuar numri i individëve që po investojnë në blerjen e pasurive të paluajtshme.
- Pronën mund ta japësh me qira, ose të presësh të rritet çmimi e ta rishesësh sërish.
- Rritja e shpejtë e çmimeve të apartamenteve vitet e fundit, ndërsa qiratë mbeten të ulëta, po e bën gjithnjë e më të paleverdishëm blerjen me synimin për ta dhënë me qira.
Vitet e fundit është shtuar numri i individëve që po investojnë në blerjen e pasurive të paluajtshme. Pronën mund ta japësh me qira, ose të presësh të rritet çmimi e ta rishesësh sërish. Rritja e shpejtë e çmimeve të apartamenteve vitet e fundit, ndërsa qiratë mbeten të ulëta, po e bën gjithnjë e më të paleverdishëm blerjen me synimin për ta dhënë me qira. Rritja e shpejtë e çmimeve të apartamenteve vitet e fundit, ndërsa qiratë mbeten të ulëta, po e bën gjithnjë e më të paleverdishëm blerjen me synimin për ta dhënë me qira. Stela Dhami e “Colliers International” thotë se nuk ka asnjë leverdi që të blesh një apartament si mjet investimi për të marrë qira në kryeqytet. “Ndonëse varet nga zona, kthimi është shumë i ngadaltë dhe nga 15 vjet është rritur në mbi 17 vjet, për shkak të rritjes së shpejtë të çmimeve të blerjeve të apartamenteve”. Ajo shton se i vetmi investimi që ia vlen është rishitja. Në Tiranë, çmimi mesatar i apartamenteve ka arritur në rreth 2 mijë euro, sipas Key Data Albania dhe Deloitte, pra një apartament prej 90 metra katror kushton rreth 180 mijë euro. Nëse këtë apartament e jep me qira ditore fiton mesatarisht 750 euro në muaj bruto dhe nëse e jep mujore, fitimi është pak a shumë në të njëjtat nivele, ndonëse varet nga zona. Në këto nivele, kthimi bruto është rreth 20 vjet. Znj. Dhami shton se e vetmja zonë ku ndoshta është me leverdi investimi për ta dhënë me qira, është bregdeti, nëse arrin të blesh një apartament të lirë, pasi çmimet e qirave janë më të shtrenjta. Në Vlorë, çmimi më i lirë për blerje është 1300 euro/m² në Orikum, në 3500 në vijën e parë të qytetit. Në Vlorë p.sh., nëse blen një apartament 90 metra katror me një çmim 2000 euro për metër katror, fitimi mesatar mujor nga qiraja, sipas Airbnb është rreth 1120 euro, që nënkupton një kthim prej rreth 13 vitesh, duke iu afruar skenarit që më në fund ka kuptim ekonomik. Në Golem, ku apartamentet janë më lirë sesa në Vlorë, nëse blen një apartament 90 metra me 1500 euro për metër katror, fitimi mujor sipas Airbnb është 1026 euro. Në këtë rast, leverdia është dhe më e lartë, me një kthim bruto prej 10-11 vitesh. Në Shëngjin, për një apartament 90 metra, me një çmim prej 1500 euro dhe të ardhura neto nga qiraja prej 805 eurosh në muaj, kthimi është për rreth 13-14 vjet. /monitor.al