A e zbuloi Ledioni që në nisje të spektaklit se fituese do të ishte Selin?! Detaji që po…

A e zbuloi Ledioni që në nisje të spektaklit se fituese do të ishte Selin?! Detaji që po…

Pikat kryesore

  • Fitorja e Selin Bollatit në “Big Brother VIP Albania 5” po prodhon ende shumë teori në rrjet, por një detaj vizual u ka shpëtuar shumëkujt që në minutat e para të spektaklit.
  • A ishte fitorja e saj e paralajmëruar nga vetë moderatori i programit?
  • Sytë e të gjithëve ishin te banorët, por vëmendjen e mori zgjedhja e guximshme e Ledion Liços për t’u shfaqur me një kostum rozë.

Fitorja e Selin Bollatit në “Big Brother VIP Albania 5” po prodhon ende shumë teori në rrjet, por një detaj vizual u ka shpëtuar shumëkujt që në minutat e para të spektaklit. A ishte fitorja e saj e paralajmëruar nga vetë moderatori i programit? Sytë e të gjithëve ishin te banorët, por vëmendjen e mori zgjedhja e guximshme e Ledion Liços për t’u shfaqur me një kostum rozë. Në një finale ku garonin tre djem dhe vetëm një vajzë (Selin), përdorimi i ngjyrës që historikisht simbolizon energjinë femërore, vështirë se është një rastësi. Në televizion asgjë nuk lihet në dorë të rastësisë. Ky detaj ngre dyshimet se ishte mirëmenduar nga produksioni. Nëse i shtojmë edhe teoritë e G-Banit se produksionit i duhej patjetër një imazh i fortë femëror për të triumfuar këtë vit, veshja e Ledionit kthehet në “provën” vizuale më ironike. Me apo pa dashje, ai veshi “ngjyrën e fitueses” që në sekondën e parë të transmetimit!

Lini një Përgjigje