Pikat kryesore
- Telashe të reja në horizont për kryeministrin Edi Rama dhe kabinetin e tij.
- Pas zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku , një tjetër anëtare e qeverisë rrezikon “ pezullimin ”.
- Këtë herë në telashe është përfshirë ministrja virtuale “ Diella ”.
Telashe të reja në horizont për kryeministrin Edi Rama dhe kabinetin e tij. Pas zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku , një tjetër anëtare e qeverisë rrezikon “ pezullimin ”. Këtë herë në telashe është përfshirë ministrja virtuale “ Diella ”. Aktorja e Teatrit Kombëtar, Anila Bisha , imazhi dhe zëri i së cilës, janë përshtatur për avatarin qeveritar, ka depozituar një sigurim të kërkesëpadisë në Gjykatën Administrative ku si palë janë Këshilli i Ministrave, Kompania Apel shpk, AKSHI dhe kryeministri Edi Rama. Deri në përfundimin e procesit gjyqësor, ajo kërkon që të dhënat e saj personale të mos përdoren më. Ndërsa në padinë që do të pasojë në Gjykatë, Bisha ka parashikuar si objekt, dhe një dëmshpërblim 1 milion euro , për dëmtim të imazhit, si rrjedhojë e përdorimit të pautorizuar të të dhënave personale. E jo vetëm kaq, Qeveria, Akshi dhe kompania Apel do duhet të paguajnë dhe kamatat ligjore mbi vlerën e dëmit të shkaktuar, deri në ekzekutimin e vendimit. Aktorja Bisha shprehet se ajo ka patur një kontratë që imazhi i saj të përdorej vetëm si asistente virtuale për shërbimet në e-Albania, dhe se shfaqja e Diellës si minister, është bërë pa miratimin e saj dhe në shkelje të kontratës. Ajo kërkon, përmes një sigurimit të kërkesë padisë, që imazhi dhe zëri i saj që lidhet me avatarin e Ministres për Inteligjencën artificiale të mos përdoren, deri në përfundim të procesit gjyqësor./Vox News